Nga Vendi
9 September 2021
Ali Ahmeti: Kërkojmë me këmbëngulje hetim të plotë dhe të shpejtë

Për tragjedinë e mbrëmshme në Tetovë është deklaruar edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Me Tetovën dhe me tetovarët sonte në këtë natë plot ankth dhe dhimbje.

Takova kryetaren Teuta Arifi, kryeministrin, ministra, por edhe prokurorin publik të shtetit, bashkë me policinë dhe stafin mjekësor.

Kërkojmë me këmbëngulje hetim të plotë, të thellë dhe të shpejtë rreth shkaqeve që shkaktuan kaq dhimbje për të gjithë ne.

Sonte jam pranë familjeve të vi ktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të lënduarit uroj të shërohen shpejt”, shkroi Ahmeti në Facebook.



Të ndryshme
Më shumë
Shkup: 180 gjoba për një ditë për shkeljet e rregullave në trafik22 June 2021
“Unë jam tajvanez”, deklarata e kreut të Senatit në Çeki që ngjalli reagime 2 September 2020
E braktisi nëna, por gjeti ngrohtësi te një lodër. Historia prekëse e Panchi-Kun që preku miliona zemra22 February 2026