Nga Vendi
9 September 2021
Tragjedia në Tetovë: 26 pacientë kanë qenë të hospitalizuar gjatë shpërthimit të zjarrit

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se nga zjarri i mbrëmshëm në kovid-qendrën në Tetovë, jetën e kanë humbur 14 persona.

Nga ministria thonë se gjatë kohës së zjarrit, në këtë qendër ka pasur gjithsej 26 pacientë, ndërsa 12 të tjerët janë në mjekim në Spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Në kovid-qendrën në Tetovë gjatë shpërthimit të zjarrit ka pasur gjithsej 26 pacientë, prej të cilëve 14 kanë ndërruar jetë, ndërsa 12 janë duke u mjekuar në Spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Nuk ka viktima nga stafi mjekësor, por disa janë me lëndime të lehta”.

“Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllime tek familjarët e të vdekurve dhe keqardhje të thellë për këtë ngjarje tragjike. Gjatë ditës do të informojmë për të gjitha detajet e reja, ndërsa bëjmë thirrje tek mediat dhe qytetarët që t’i shpërndajnë vetëm informacionet zyrtare dhe të përmbahen nga spekulimet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshe, Prokuroria sot njoftoi se disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së, për të përcaktuar identitetin e tyre./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
KQZ certifikon 3 koalicione e 1 kandidat të pavarur, dy subjekte rrëzohen për mungesë nënshkrimesh14 May 2026
Shkupi mirëpret komandantin e NATO-s, në fokus siguria rajonale dhe mbrojtja30 June 2026
Zidane pranë stolit të Francës, pritet të pasojë Deschampsin19 July 2026