ShowBiz
9 September 2021
“Përputhen” – Sindi tallet keq flokët e reja të Arjan Konomit

Në sezonin e ri të “Përputhen” ka marrë shumë vëmendjen edhe pamja e opinionistit Arjan Konomi. Me stilin e ri të flokëve, Arjani shtoi dyshimet nëse i ka mbjellë apo ka vendosur paruke.

Ndryshimi i tij u diskutua në rrjete sociale, por nuk ka munguar dhe një koment nga Sindi Loci, ish-konkurrentja e sezonit të dytë.

Sindi ironizoi duke publikuar një fotografi të gjetur në internet ku shkruan, “Se me kë më ngjan”, duke iu referuar stilit të ri të flokëve të Konomit.

Kur u pyet pse kapet me flokët e Arjanit, Sindi nuk i ndali sërish thumbat: “Pse ka postuar prapë Arjani për vajin e borshit ose krokodilët në tropik?!”



Të ndryshme
Më shumë
Vajzat afgane kthehen në shkollë në Herat në vendin e kontrolluar nga talibanët18 August 2021
Shqiptarët për herë të parë me drejtor në BSP, ja kush do të jetë drejtor14 September 2020
Ndryshimi i të dhënave për Hashim Thaçin në Wikipedia, përhapen informacione të pavërteta23 September 2026