Nga Rajoni
9 September 2021
Edi Rama paralajmëron sërish studentët: Kush s’vaksinohet nuk mund t’i ndjek mësimet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar sërish studentët për t’u vaksinuar, përndryshe nuk do t’u lejohet të hyjnë për t’i ndjekur mësimet.

Rama thekson se kjo masë vlen dhe për mësuesit e pedagogët.

“Studentët që nuk vaksinohen nuk do të hyjnë në auditore. Në auditore hyjnë vetëm ata që vaksinohen. Të tjerët të marrin përsipër përgjegjësitë, të bëjnë mësim online. E njëjta gjë vlen për mësuesit dhe për pedagogët. Nuk ka hyrje në auditor pa vaksinë”, tha Rama.

Të pranishme në qendrën shëndetësore ishin ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino.

Ditën e djeshme, Manastirliu bëri të ditur se me fillimin e vitit akademik do të ngrihen struktura të posaçme në universitete dhe fakultete për të vazhduar vijuar procesin e vaksinimit për studentët dhe pedagogët. /Ora News/



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, taksistët të prekur nga shtrenjtimi i naftës28 October 2021
Presidenti nuk do të falë më persona pa vendim të formës së prerë, hiqet abolicioni20 February 2026
Të shtënat me armë në Tetovë, policia jep detaje. 27 May 2025