Nga Vendi
9 September 2021
Maqedoni: Në mesnatë skadon afati për shqyrtimin e Listës Zgjedhore

Deri në mesnatë qytetarët do të mund të shqyrtojnë të dhënat në Listën Zgjedhore, pas çka mund të parashtrojnë kërkesë për plotësim apo fshirje të të dhënave personale në Komisionin Shtetërorë të Zgjedhjeve.

Afati për paraqitje të kandidaturës për zgjedhjet e 17 tetorit skadon të shtunën, respektivisht me 11 shtator.

Nga KSHZ dje raportuan se 13.502 persona kanë kontrolluar Listën Zgjedhore. Janë parashtruar 122 kërkesa për regjistrim në Listën Zgjedhore, 31 kërkesa për fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore dhe 39 kërkesa për ndryshime të të dhënave”, thonë nga KSHZ. Nga KSHZ gjithashtu theksojnë se në e-mail adresën [email protected] janë dorëzuar 73 kërkesa.

Deri me 24 shtator KSHZ duhet të ketë gati Listën Zgjedhore, ndërkaq deri me 1 tetor duhet që e njëjta të nënshkruhet. Kampanja zyrtare për zgjedhjet nis me 27 shtator. Në ndërkohë, në KSHZ rrjedhin afatet për paraqitje të kërkesës për monitorim të zgjedhjeve.



Të ndryshme
Më shumë
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, vizitoi çerdhen për fëmijë ’’Rinia’’ në qytetin e Tetovës23 March 2021
Qeveria e Maqedonisë i ndan Georgievskit 30 mijë euro shpërblim për garat olimpike28 July 2021
Fillojnë punimet për linjën e re të ujësjellësit në Gostivar, pritet zgjidhje për problemin shumëvjeçar të Debreshit19 June 2026