Nga Vendi
9 September 2021
Ministria e Shëndetësisë: 19 spitalet modulare në Maqedoninë e Veriut janë ndërtuar sipas të gjitha standardeve mjekësore dhe të sigurisë

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar duke thënë se të gjithë 19 spitalet modulare në Maqedoninë e Veriut janë ndërtuar sipas të gjitha standardeve mjekësore dhe të sigurisë.

“Gjatë lëshimit në përdorim është bërë kontroll teknik. Gjatë ndërtimit ka procesverbale të dokumentuara për vërejtje teknik të parëndësishme- si nivelim i sifonit në tualet, vazhdim e një pjese të lugjeve dhe të ngjashme. Pas këtyre kërkesave është vepruar dhe të njëjtat janë sanuar para lëshimit në përdorim dhe hospitalizim të pacientëve. Këto dokumente do të dorëzohen për qasje tek opinioni dhe tek mediat që sot”, kanë thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata shtojnë se qendra kovid në Tetovë i posedon të gjitha certifikatat për mbrojtje gjatë fatkeqësive.

“Apelojmë të mos spekulohet me informacionet e tilla. Ministria e Shëndetësisë dhe organet hetuese sa më shpejtë të hetojnë rastin për këtë tragjedi. Spitalet modulare ishin dhe janë kyçe në ballafaqimin me pandeminë dhe hospitalizimin e pacientëve. Janë të ndërtuara me standardet më të larta, ndërsa furnizimin të cilin e ka bërë ministria e shëndetësisë është në përputhje me standardet për spitale të tilla që shfrytëzohen në shumë vende të botës”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell SHENJA.



Të ndryshme
Më shumë
Studimi zbulon: Kanabisi shkakton dëmtime në tru, sidomos tek të rinjtë 3 August 2021
Maqedoni: DPHM gjatë fundjavës paralajmëron mot jostabil, me reshje të shiut dhe erë 8 July 2021
E dinit? Me secilin për një arsye të veçantë, ne biem në dashuri vetëm me tre persona gjatë jetës sonë14 September 2020