Nga Vendi
9 September 2021
BDI shpreh ngushëllime dhe apelon në zbardhjen e plotë të rastit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh ngushëllime të thella për
gjithë familjarët që humbën më të dashurit në tragjedinë që ndodhi në
Qendrën modulare për trajtim të pacientëve me Kovid në Tetovë, ndërkohë
që të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejtë.

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon nga të gjitha institucionet
kompetente të realizojnë hetim të plotë dhe të zbardhin rastin në
tërësi, me ç‘rast të zbulohen arsyet e shkaktimit të zjarrit në Qendrën
Kovid në Tetovë.

Njëkohësisht, BDI apelon deri tek të gjithë që të japin kontribut në
zbardhjen e plotë të rastit nga ana e institucioneve përkatëse.

Me këtë rast, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur anulimin e të
gjitha aktivitetet të parapara në nderë të atyre që humbën jetën në
rastin e tragjedisë së mbrëmshme.



Të ndryshme
Më shumë
Nga sharjet në rrjet, te tritoli dhe rrëmbimi i djeshëm/ Si nisi sherri mes Fabio Dushkut dhe Kozakut24 September 2021
Raste pozitive me Covid-19, dy paralele në Delçevë do të ndjekin mësim online21 October 2021
Daçiq del kundër Beçiqit, shkak është njohja e pavarësisë së Kosovës21 June 2021