Nga Rajoni
9 September 2021
Pacienti me COVID-19 nuk e lë çajin e ‘rusit’ as në spital ...

Kosovarët njihen si konsumues të mëdhenj të çajit të zi, që ndryshe njihet si çaj i rusit.

Gotat ikonike me katër pika të kuqe dhe katër vija të gjelbërta, nuk po mungojnë as në hapësirat brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në repartet ku po trajtohen pacientët e infektuar me COVID-19, shkruan Reporteri.net.

Një person ka publikuar në grupin ‘Maniakë të fotografisë’ një fotografi ku shihet një pacient i shtrirë dhe me gotë të çajit në njërën dorë e në tjetrën maskën e oksigjenit.

“Me via e me pika. Maraklia mbetet marakli edhe me Covid e mungese Oksigjeni,”, ka shkruar ai në përshkrim.

Nuk dihet nëse fotografia është autentike, por që është bërë virale në rrjete sociale. /Reporteri.net



Të ndryshme
Më shumë
Osmani: “Çairi mban barrën e historisë, qytetarët e kanë kuptuar përgjegjësinë e tyre”19 October 2025
Kush është Ebrahim Raisi, “vrasësi” që mund të bëhet president i ri i Iranit16 June 2021
Pas ekstradimit nga Dubai, Durim Bami kërkon transferim nga burgu 313, pretendon rrezik për jetën27 February 2026