Nga Vendi
6 July 2020
Gjendet një person i vdekur në Shkup

Një shkupjan 49-vjeçar gjatë ditës së djeshme u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Nikola Rusinski” në Shkup.

Vdekjen në stacion policor në Karposh e ka denoncuar një mjek nga Ndihma e shpejtë i cili nuk ka mundur ta ndihmojë.

Në banesën e të ndjerit ka qenë edhe 57-vjeçarja e cila ka bërë të ditur i ndjeri në ora 16:11 është paraqitur në telefon dhe i ka thënë se është pickuar nga një lloj insekti dhe ka kërkuar ndihmë të shpejt.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi./Telegrafi/

 



Të ndryshme
Më shumë
Edon Zhegrova zbulon arsyet pse qëndroi te Juventusi 2 October 2026
Historia e veçantë e Hanifes: Pa ushtarin e UÇK’së në TV dhe u dashurua me të 7 July 2021
Rritet bilanci i viktimave nga lufta në Lindjen e Mesme, mbi 1.200 civilë të vrarë në Iran 9 March 2026