Nga Vendi
10 September 2021
Në vendin e tragjedisë në Tetovë mbrëmë u vendosen lule

Qytetarë të shumtë, kryesisht të rinj tetovar, mbrëmë pranë ish-spitalit modular ku ndodhi tragjedia kanë vendosur buqeta me lule në kujtim të 14 pacientëve që humbën jetën nga zjarri.

Qytetarët janë mbledhur në mënyrë spontane, pa ndonjë organizim paraprak, dhe kanë vendosur lule në disa vende të ndryshme përreth ish-spitalit.

Kujtojmë se zjarri që përfshiu spitalin modular në Tetovë ditën e mëkurë rreth orës 21:00.

Humbën jetën 14 pacientë që ishin të shtruar me Covid dhe mbetën të lënduar 12 të tjerë, përfshirë 2 mjek dhe 4 infermiere.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev: Posti i presidentit varet nga votuesit12 October 2021
Konfirmohet edhe një rast me llojin e virusit delta në Maqedoni 6 July 2021
Gjermania kërkon shoferë, paga 2300 euro12 October 2021