Nga Vendi
10 September 2021
Nuredini: Kemi dy vdekur civil dhe 12 pacientë

Mjeku Gëzim Nuredini nga Kovid Qendra e Tetovës në emisionin “24 analiza” theksoi se ngjarja është politizuar dhe se nuk është momenti. Sipas tij, të lënduarit nga zjarri janë në gjendje stabile dhe nuk kanë lëndime serioze

“Këto tre ditë ishim të lumtur për shkak se nuk kishim raste të vd ekjes dhe një pjesë e pacientëve u stabilizuan. Tani kemi 75 të hospitalizuar”, tha Nuredini.

Mjeku Nuredini tha se nuk ka pasur mungesë të kuadrit mjekësor dhe se Kovid Qendra ka pasur kuadrin e nevojshëm.

“Kemi dy të vd ekur civil dhe 12 pacientë të vdekur”, tha Nuredini.

Ai tha se pas ngjarjes, është kërkuar sa më shpejt të zbulohet edhe arsyeja.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Kandiq: Lidershipi serb t’i drejtohet publikut për emrat e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale të Serbisë10 August 2021
Telegram ankohet për App Store pranë autoriteteve Evropiane 3 August 2020
72-vjeçarja që duket si modele tregon sekretin e formave perfekte25 June 2021