ShowBiz
13 September 2021
Djali i Cimes tregon anën e panjohur të humoristit

A do tiu merrte mendja nëse do t’u thoshim se humoristi Rasim Thaçi-Cim ishte një karakter tejet serioz në jetën e përditshme?

Duke marrë parasysh veprimtarinë e tij artistike dhe zhanrin të cilin e ka kultivuar, e vështirë që Cima të paramendohet si natyrë serioze.

Por, ja që në jetën private dhe në familje, ai ishte vërtet i tillë dhe këtë e thotë djali i Cimes.

Artan Thaçi, ka folur në “Divers” për babain e ndjerë, duke treguar tiparet e tij.

“Babi në krahasim me profesionin, me humorin, sa i përket anës private ka qenë një tip puthuesje krejt tjetër. Kur them krejt tjetër, them se ka qenë një person shumë serioz”, thotë i biri i humoristit të ndjerë.
Ikja e Cimes nga kjo botë si pasojë i infektimit me Covid 19-të, ka lënë të pikëlluar familjen, miqtë dhe fansat e shumtë të tij.



Të ndryshme
Më shumë
Janë publikuar pesë thirrje publike për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore mbi tre hektarë11 July 2026
Të shtëna me armë në Drimadhes, 28-vjeçari i dehur pasi kapet me kamarieren e një lokali ua drejton armën asaj dhe pushuesve28 June 2021
Ndahet nga jeta bashkëshorti i Tom Ford22 September 2021