Nga Vendi
13 September 2021
Maqedoni: Sërish do të ketë shtrenjtim të çmimeve të bukës dhe vajit

Çmimet e miellit dhe bukës do të rriten edhe më tej në Maqedoninë e Veriut. Një pjesë e furrave private kanë shtrenjtuar çmimet, por sipas mullinxhinjëve dhe importuesve të miellit, edhe furrat e tjera do të bëjnë rritjen e çmimeve.

Me këtë siç paralajmërohet do të ketë edhe shtrenjtim të çmimit të vajit, shkruan gazeta Sloboden Pecat.

Çmimi i vajit do të shtrenjtohet, pasi që edhe çmimi aktual prej rreth 90 denarëve për liter nuk është me leverdi për prodhuesit, pasi që janë shtrenjtuar edhe çmimet e importit, përcjell INA.

 

Goran Malishiq, kryetar i Industrisë së Mullinjëve dhe Furrave pranë Odës Ekonomike në Maqedoninë e Veriut theksoi për gazetën se aktualisht kemi rritje drastike të çmimeve të grurit në bursat botërore.

Sipas tij, me fillimin e pandemisë kemi rritje të çmimit për 20 për qind, dhe se tani ka rritje shtesë.



Të ndryshme
Më shumë
Rrufeja i merë jetën një 19 vjeçari dhe lëndon shtatë të tjerë 1 September 2021
Përplasje politike për eurointegrimet, opozita akuzon për sabotim të procesit 3 April 2026
Numbeo: Qytetarëve të Maqedonisë u nevojiten 97 euro në muaj për shpenzime komunale17 September 2021