Nga Vendi
13 September 2021
Zaev: Tragjedi ndodhin gjithkund në botë, nuk besoj se Qeveria duhet të japë dorëheqje

“Tragjedi ndodhin gjithkund në botë”, kështu u përgjigj kryeministri Zoran Zaev teksa u pyet se a do të dorëhiqet Qeveria pas tragjedisë në Tetovë ku nga zjarri në Qendrën Kovid humbën jetën 14 persona.

“E kuptoj si akt moral dorëheqjen e Filipçes, Hasanit dhe drejtorëve”, tha Zaev duke komentuar dorëheqjet e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendësit të tij, Ilir Hasani dhe dy drejtorëve të Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi, transmeton TV21.

“Nuk mendoj se tërë qeveria duhet të japë dorëheqje”, shtoi ai.



Të ndryshme
Më shumë
Komisioni i Zgjedhjeve në Serbi publikon rezultatet: Lista e Studentëve me 52,54% Ivica Daçiq me 2.18%26 October 2026
Buzallakova e Velesit f uqishëm mbështet kandidatin e BDlsë, Bekim Neziri 3 July 2020
Rita Augestad Knudsen, bashkëshortja e Albin Kurtit, bëhet profesoreshë kërkimore në Institutin Norvegjez29 September 2026