Nga Vendi
13 September 2021
Ilir Hasani nuk pret, i kthehet profesionit/FOTO

Ilir Hasani duket se nuk do të presë vendimin e Qeverisë për t’i shqyrtuar dorëheqjen në funksionin e zëvendësministrit të Shëndetësisë.

Ai në profilin e tij, ka shpërndarë sot fotografi duke shoqëruar me mbishkrimin:

“U ktheva në punë”.

Kujtojmë se Hasani ditë më parë dha dorëheqje nga funksioni i zëvendësministrit të Shëndetësisë si akt përgjegjësie morale pas tragjedisë në Tetovë, ku nga zjarri që shkrumboi Qendrën Kovid, vdiqën 14 persona dhe u lënduan 12 të tjerë, transmeton TV21.

Qeveria ende nuk i ka shqyrtuar dorëheqjet, pasi po presin hetimet për shkaqet e zjarrit.



Të ndryshme
Më shumë
Shtohen rastet me virus, 121 të prekur dhe 3 vdekur në 24 orët e fundit10 September 2020
Çdo i katërti person në Maqedoni dëshiron të emigrojë, 11.9% kanë plane dhe veprime konkrete për t'u larguar20 November 2026
Mickoski: Zaev është Gruevski nga Ali Express29 September 2021