Nga Vendi
14 September 2021
Talat Xhaferi: Regjistrohu për të mirën tonë dhe të shtetit

Kryetari i Kuvendit të RMV-së Talat Xhaferi ka njoftuar se ka përmbushur detyrën e tij qytetare, pjesmarrjen aktive në regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare, transmeton TetovaSot.

“Sot në mëngjes e përmbusha detyrën time qytetare – pjesëmarrës aktiv në Regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare 2021.

Me respektimin e protokolleve, duke dhënë për kontroll dokument identifikimi u përgjigja ndaj pyetjeve të parashtruara, mandej bëra edhe kontrollin e formularit.
Apeloj te të gjithë qytetarët të marrin pjesë në regjistrimin – për të mirën tonë dhe të mirën e shtetit”, ka shkruar Xhaferi përmes Facebook. 



Të ndryshme
Më shumë
Moti vetëm një votë për presidente! Eliza Hoxha tregon se cili deputet i PDK-së i dha votën... 8 October 2026
Osmani: Rreshtimi me Amerikën në Bordin e Paqes forcon subjektivitetin dhe zërin ndërkombëtar të Kosovës29 January 2026
Beteja për krerët e UÇK-së vazhdon në Apel, 27 nëntori afati për kundërshtimin e aktgjykimit12 October 2026