Nga Vendi
6 July 2020
Ekspertët: Idetë e BDI-së, premtime parazgjedhore

Vizionet e BDI-së nga programi zgjedhor për badenter në Qeveri mbi çështjet ekonomike, formimin e Gjykatës së Lartë kundër diskriminimit dhe ndryshimin e himnit kombëtar maqedonas do të realizohen në përputhje programet e partive të tjera politike. Kjo sipas kandidatit për kryeministër nga ky subjekt, Naser Ziberi është mënyra se si do t’i realizojnë integristët këto ide. Ziberi thotë se badenteri në Qeveri eliminon majorizimin, ndërsa Gjykata e Lartë rishqyrton vendimet gjyqësore me prapavijë politike dhe etnike.

Kjo kuptohet se do të kërkojë harmonizim të programeve me partnerët me të cilët do të bashkë qeverisim dhe si i tillë do t’i ofrohet Parlamentit në ato sfera ku është e detyrueshme të ndryshohet me ligj – tha Naser Ziberi, Kandidat i BDI-së për kryeministër.

Ekspertët thonë se bëhet fjalë për premtime parazgjedhore dhe se për këto kërkesa shqiptarët është dashur të angazhohen më herët.

Përsëri më tepër duket si para zgjedhore. Kaluan shumë vite që shqiptarët nuk ditën t’i administrojnë veprimet politike për t’i bërë në aspektin juridik pra t’i ligjësojnë ato – u shpreh Bashkim Selmani, Profesor.

Nga BDI thonë se kërkesat e tyre burojnë nga fryma e Marrëveshjes së Ohrit. Për zbatimin e badenterit në Qeveri nevojitet ndryshimi i Ligjit për Qeverinë dhe Ligjit për organizimin e organeve shtetërore. Për formimin e Gjykatës së Lartë duhet ndryshuar disa ligje sistematike si Kodi Penal, Ligji i Procedurës Penale por edhe Kushtetuta, ndërsa për ndryshimin e himnit kombëtarë përveç ndryshimit të Kushtetutës me konsensus dhe Ligjit për simbolet shtetërore, praktikat ndërkombëtare tregojnë se Qeveritë duhet organizojnë edhe referendum./ALSAT



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi vendime për lokalet, pishinat, plazhet dhe vaksinën për COVID-1913 July 2020
Lëvizja Besa shpalosi disa propozime në lidhje me funksionimin e tryezës së partive parlamentare shqiptare12 August 2020
“Lepiu ku pështyu” – Çfarë tha Butriniti për Kidën disa vite më parë 8 October 2021