Nga Rajoni
28 May 2020
Reshitaj: MSh-ja favorizoi kompani të caktuara, kërkon nga prokuroria të nisin hetimet

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka thënë se si Komision, por edhe si grup parlamentar i AAK-së, kanë ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë dyshimet për keqpërdorime të tenderëve në kohë pandemie nga Ministria e Shëndetësisë.

Reshitaj ka thënë se këtë po e bëjnë pasi që kanë përgjegjësi ligjore dhe morale, sidomos ndaj qytetarëve të vendit të cilët e kanë humbur besimin tek institucionet e drejtësisë.

“Është shumë e rëndësishme që organet e drejtësisë të merren me këtë çështje sa i përket dyshimeve për keqpërdorime të tenderëve nga Ministria e Shëndetësisë dhe besojmë që institucionet e drejtësisë do të nxjerrin në pah të vërtetën e kësaj situate. Sepse ne kemi përgjegjësi edhe ligjore edhe morale sidomos ndaj qytetarëve të vendit që të kthejmë besimin dhe shpresën tek institucionet e vendit punojnë kur ndodhin keqpërdorime dhe japin llogari ata që bëjnë gabime të tilla, e sidomos në një periudhë kaq të ndjeshme siç është pandemia Covid-19”, tha ajo.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, është e bindur se MSh-ja shfrytëzoi kohën e pandemisë për të favorizuar kompani të caktuara dhe për këtë tha se kërkojnë nga prokurori të zbardh pretendimet për keqpërdorime në këtë dikaster.

“Ne si grup parlamentar i AAK-së kemi ftuar Prokurorinë që të nisë hetimet për dyshimet për keqpërdorime masive dhe shkeljeve të procedurave të prokurimit në favorizim të firmave dhe kompanive. Jemi të interesuar që e vërteta të dalë në shesh sa më shpejtë që është e mundur andaj edhe si komision por edhe si grup parlamentar jemi që prokuroria dhe organet e drejtësisë të merren sa më shpejtë me këtë çështje”, tha ajo./kp



Të ndryshme
Më shumë
Tetovë , dy persona të vdekur nga Covid 1928 September 2021
Prej sot deri të premten mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar18 June 2025
Tetovë, jehona për votim e vogël, deri më tani dalja më e vogël në Komunën e Zhelinë15 July 2020