ShowBiz
14 September 2021
Një nga aktorët më të kërkuar në Turqi shfaqet në serial me një zingjir me shqiponjë

Burak Yoruk është një nga aktorët më të kërkuar në Turqi, shkruan Express.

Ai ka luajtur në disa seriale të njohura televizive, të cilat janë transmetuar edhe në Kosovë e Shqipëri.

Por, janë të paktë ata që e dinë se ylli i telenovelave është me origjinë shqiptare. Për prejardhjen e tij, ai flet shumë shpesh. Madje, në një intervistë kishte thënë edhe disa fjalë shqip.

E se është krenar për prejardhjen e tij, ai e ka dëshmuar edhe me një veprim që ka bërë së fundi.

Në një episod të serialit ku po luan aktualisht “Ask Mantik Intikam”, Burak ka vendosur një zingjir me shqiponjë.

Ndryshe, para disa ditësh, ai postoi edhe një video nga një dasmë, ku shihet edhe flamuri shqiptar.  

/Gazeta Express



Të ndryshme
Më shumë
Prindërit e viktimave të zjarrit në Pulse takojnë drejtuesin e Mjekësisë Ligjore, provat do paraqiten në gjyq 9 April 2026
Haradinaj: Jemi realisht në zgjedhje, Kuvendi të bashkohet me zërin e qytetarëve për Specialen28 September 2026
SPB Tetovë thirrje qytetarëve: Mos i lini makinat ndezur 5 July 2021