Nga Vendi
14 September 2021
Byrnes: Kemi mbledhur ndihma për familjet e viktimave nga zjarri në Tetovë

Në Ambasadën Amerikane në Shkup, sot është organizuar aksion i dhurimit të gjakut, për nder të viktimave nga sulmi i 11 shtatorit të vitit 2001.

Ambasadorja amerikane Kate Marie Byrnes, e cila po ashtu dhuroi gjak, tha se e gjithë ndihma që do të mblidhet nëpërmjet “American corners”, do të dhurohet për familjet e viktimave nga zjarri në spitalin modular në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dua të shpreh ngushëllimet e mia për zjarrin që ndodhi javën e kaluar në kovid-qendrën në Tetovë. Si shtesë e përpjekjeve që ambasada jonë i ka organizuar së bashku me rrjetin ‘American Corner’, kemi organizuar aksione të ngjashme në të gjithë vendin. Të gjitha ndihmat e mbledhura do t’i dorëzojmë në Kryqin e Kuq në Tetovë, me qëllim që të ndihmojmë ata që pësuan nga zjarri”, tha Byrnes në fjalimin e saj.

Ndërsa duke kujtuar ngjarjet tragjike të 11 shtatorit të vitit 2021 në SHBA, Byrnes përmendi rëndësinë punës vullnetare dhe ndihmave.

Aksioni i dhurimit të gjakut zbatohet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut dhe Institutin për Transfuziologji./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
MPB apelon maturantëve: “Festoni me përgjegjësi – pa makina, alkool dhe drogë”15 May 2025
“Jam biznesmen dhe serioz”, vrau shokun me plumb në kokë në makinë, ja çfarë shkruante në ‘FB’ Bledar Selmanaj pas krimit26 August 2021
Xhaxhai i Marigona Osmanit kërcënon me hakmarrje, detaje nga media zvicerane26 August 2021