Nga Vendi
15 September 2021
Ja sa qytetarë janë regjistruar deri më tani, tregojnë nga ESHS

Enti Shtetërorë për Statistika njofton se përfshi ditën e djeshme janë regjistruar gjithsej 618.120 qytetarë, 191.839 amvisëri dhe 257.099 banesa.

Ndërkaq nga diaspora deri më tani, përmes aplikacionit online janë regjistruar 192.827 persona. Regjistrimi i Popullsisë dhe Amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka nisur me pesë shtator ndërsa do të realizohet deri më 30 shtator.

Deri më 30 shtator do të mund të regjistrohet online edhe diaspora, ndërkaq qytetarët nga diaspora që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, do të mund të regjistrohen edhe nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, persona që i dinë të dhënat për personin në fjalë.



Të ndryshme
Më shumë
Fillon sesioni vjeshtor, Kuvendi i Maqedonisë nën hijen e zgjedhjeve lokale30 August 2021
Tahiri: As Kurti as Rama s’patën takime me qeverinë amerikane, alarm për kombin e shtetet tona26 September 2026
Tetovë, policia rrugore shqipton 55 gjoba për kundërvajtje11 September 2020