Nga Vendi
15 September 2021
Zbulohen dy laboratori për prodhimin e marihuanës në Shkup

Gjatë ditës së djeshme (14.09.2021), policia, sektori për tregti të paligjshme të drogës dhe armëve ka privuar nga liria 33 vjeçarin Z.Z. nga Shkupi.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në bulevardin AASNOM, të kryer me urdhër gjyqësor, është zbuluar një laborator i improvizuar për prodhimin e mariuahnës, pas çka janë konfiskuar 71 rrënjë kanbis sativa, disa pako me marijuhanë, disa degë që ishin në procesin e tharjes, kavanoz dhe paketime të tjera me fara nga marijuhana.

Gjatë bastisjes është konstatuar se personi shfrytëzon edhe një banesë në rrugën “Arradhat partizane”, në pronësi të gjyshit të tij. Gjithashtu me urdhër gjyqësor është kryer bastisje në atë banesë dhe është zbuluar edhe një laboratori tjetër.

Personi në fjalë është arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe paralajmëron vaksinim edhe në terren23 June 2021
28 vite nga rënia në Junik, sot përkujtohen Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula10 August 2026
Zelensky zbulon detaje nga telefonata me Trump, negociatat për paqe pritet të rifillojnë në mars25 February 2026