ShowBiz
15 September 2021
Është liruar nga paraburgimi këngëtarja Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, u arrestua në Prishtinë me 19 korrik pasi mbi të rëndoi akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Paraburgimi i saj u vendosë prej 1 muaji, dhe së fundi e ka përmbushur dhe është liruar.

Avokati i artistës, Fanol Krasniqi, në një prononcim për “IndeksOnline”, ka treguar se klientja e tij është liruar dhe se Gjykata ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e saj.

Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Interpoli, pasi vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ajo u kap me dy pistoleta në makinën e saj, shoqëruar nga dy persona të tjerë.



Të ndryshme
Më shumë
Më 19 qershor,seanca përgatitore për Ligjin për gjuhët 3 May 2025
Javën tjetër arrijnë ekipet mjekësore nga Suedia dhe Sllovenia, do të ketë ndihmë edhe nga Gjermania29 July 2020
Kosovë/ 13 të vdekur dhe 171 raste me COVID-1911 August 2020