Nga Vendi
15 September 2021
Filipçe: Virusi ka përhapje të infeksionit, nëse ka nevojë do të vendosim masa të reja

Ministri në dorëheqje i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në Facebook ka shkruar se virusi ka përhapje të infeksionit dhe se situata është duke u ndjekur me vëmendje.

Pas takimit të sotëm koordinues me drejtorët e klinikave infektive në vend, Filipçe tha se nëse është e nevojshme do të veprohet me masa të reja kufizuese.

“Virusi për momentin ka përhapje të infeksionit, jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me epiedemiologët. Mbetet ta ndjekim situatën dhe nëse ka nevojë do të ndërhyjmë me masa të reja kufizuese”.

“Në kovid-qendrat në vend ka shtretër të mjaftueshëm për hospitalizimin e pacientëve, ndërsa në periudhën e ardhshme mund të rritet nevoja për hospitalizim. Kemi kapacitete shtesë të kovid-qendrave, të cilat poashtu mund të vendosen në përdorim”, ka shkruar Filipçe./Telegrafi/

 



Të ndryshme
Më shumë
Berisha shpërthen ndaj Kurtit pas takimit me Vuçiqin: Mashtrim dhe çmenduri... 16 June 2021
Deklarata e Sharon Stone për Meryl Streep bëhet virale, kjo është arsyeja24 June 2021
Avokati i Popullit në Maqedoni hap linjë telefonike për paraqitjen e shkeljes të drejtës së votës17 October 2021