Nga Vendi
16 September 2021
Sot mbahet seancë e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të mbajnë seancën e parë të përbashkët qeveritare, që do të udhëhiqet nga kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Para nisjes së seancës së përbashkët do të ketë ceremoni të pritjes zyrtare, takim kokë më kokë mes kryeministrit Zaev dhe kryeministrit Kurti si dhe takime bilaterale mes ministrave të dy qeverive.

Siç njoftuan dje nga Qeveria, pritet nënshkrimi i marrëveshjeve nga sfera e infrastrukturës, energjetikës, ekonomisë, turizmit dhe sigurisë, inovacionit teknologjik si dhe marrëveshje për diasporën.

Pas përfundimit të seancës, kryeministrat Zoran Zaev dhe Albin Kurti do të mbajnë konferencë për shtyp me fillim prej orës 13:30./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Gruaja rrah burrin e saj, i shkakton lëndime trupore17 September 2021
Eli Malaj feston ditëlindjen me një mesazh të veçantë 9 September 2026
Yamal hyn në histori, shënon golin e parë në Kupën e Botës më herët se Mbappé21 June 2026