Nga Vendi
16 September 2021
Kryeministri bullgar Janev: S’do ketë ndryshim të qëndrimeve në raport me Maqedoninë e Veriut

Kryeministri teknik i Bullgarisë, Stefan Janev tha se kabineti i përkohshëm qeveritar arriti ta mbrojë itneresin nacion të Bullgarisë në politikën e jashtme, posaçërisht qëndrimin bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sipas kryeministri bullgar, Bullgaria ka demonstruar dialog dhe ka bërë gjithçka që është e nevojshme.

“Sofja e argumentoi qëndrimin e saj para partnerëve evropian, kështy kjo sjellje është parimore dhe qëndrim parimor. Qeveria me dinjitet mbrojti interesin nacional bullgar”, tha Janev.

Ai shtoi se muajve të ardhshëm edhe QEveria e ardhshme do të ketë një qëndrimm të tillë.



Të ndryshme
Më shumë
Zvicra po përballet me mungesë të mjekëve, pacientët vështirë që ta gjejnë një mjek familjar për kontrolla12 October 2026
Nisin punimet për pjesën e parë të Korridorit 8 që lidh Tetovën me Gostivarin 3 May 2025
Çfarë kanë lënë pas përmbytjet në Gjermani21 July 2021