Nga Vendi
16 September 2021
Zaevi i përgjigjet Selës: Duhet të tregosh pse duhet të dorëhiqem

I pyetur nga TV21, kryeministri Zoran Zaev i është përgjigjur liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i cili dje në Click Plus tha se për shkak të tragjedisë në Tetovë duhet të japë dorëheqje edhe kryeministri.

“Nuk kam ndonjë koment shtesë vetëm do të them se është i obliguar që të tregojë se pse. Nëse nuk tregon se pse, atëherë vetëm tregon se ka dëshirë për pushtet”, tha Zaev, transmeton TV21.

Sela duke komentuar deklaratën e Zaevit ku thotë se “do të presë hetimet dhe pastaj do të vendos për dorëheqjet”, në Click Plus tha:

“Nëse ky (Zoran Zaev) e paska aq të rëndësishëm Venko Filipçen, le të shkojë bashkë me të”.



Të ndryshme
Më shumë
Modelja ‘thyhet’ në derë që t’i dalin të pasmet bombastike12 September 2020
Albulena Haxhiu: Do të mbështes çdo përpjekje për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies 9 July 2026
MPB paralajmëron për mashtrimet me “Safe City”: Mos hapni linqet e dyshimta11 August 2026