Nga Vendi
16 September 2021
Dimitrov: Samiti duhet të dërgojë mesazh të qartë politik për Ballkanin Perëndimor

Me iniciativë të eurokomesarit për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot bashkërisht me ministrat e rajonit që angazhohen për eurointegrimet, mori pjesë në mbledhjen për këmbim të mendimeve dhe përgatitje për Samitin e tetorit BE – Ballkani Perëndimor.

Në mbledhje, siç njoftuan nga SÇE-ja, u diskutuan temat kyçe të agjendës së Samitit dhe rezultatet që priten, duke përfshirë këtu edhe mbështetjen ekonomike nga BE për rajonin dhe ndërtimin e tregut të brendshëm rajonal, gjendjen me coronavirusin dhe procesin e vaksinimit, agjendën e gjelbër si dhe përpjekjet për uljen e shpenzimeve të roamingun mes rajonit dhe BE-së.

Dimitrov theksoi se Samiti duhet të dërgojë mesazh të qartë politik për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Samiti duhet të jetë mundësi që të përafroeht deri te qytetarët mbështetja e BE-së dhe partneriteti strategjik me rajonin në menaxhimin me sfidat globale si çështje të përbashkëta – covid-49 dhe vaksinimi, migracioni dhe çështjet e sigurisë, por edhe përparimi në procesin e zgjerimit”, tha Dimitrov./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
RMV, turistët serb mund të marrin M-smart kartela pa pagesë për pagesën e taksës rrugore16 June 2021
LSDM mund të kandidojë kandidat shqiptar për kryetar në Gostivar 2 July 2021
“Ngele duke kënduar me dialekt të Kosovës”, Elvana Gjata i mbyll gojën ndjekësit me përgjigjen e saj28 July 2021