Nga Vendi
16 September 2021
Këto janë 11 marrëveshjet e nënshkruara sot mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Shefi i Stafit të Kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, ka njoftuar se qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e përbashkët sot, kanë nëshkruar 11 marrëveshje.

Dalipi përmes Facebook-ut ka shkruar se në mesin e marrëveshjeve është edhe studimi i fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.

“Sot Qeveria e Kosovës nënshkruan 11 marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Disa nga marrëveshjet: studim i fizibilitetit për rrugën ’Prizren–Tetovë’; bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale”, ka shkruar ai.



Të ndryshme
Më shumë
Çmimi i naftës kalon sërish mbi 100 dollarë për fuçi mes pasigurisë për bisedimet SHBA-Iran 1 October 2026
Haradinaj: Baca Fazli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida 7 July 2021
Bejta: Programi për Gostivarin që duam, bazë reale për transformimin e qytetit30 September 2021