Nga Vendi
16 September 2021
Mickoski: Për zjarrin në Tetovë duhet të ketë përgjegjësi

Kryetari i OBRM-ODUKM-së sot tha se bashkërisht me deputetin Aleksandar Veljanovski në Nerasht kanë shprehur ngushëllime.

Ai tha se ka qenë aty për të biseduar me personat që ishin dëshmitarë të aksidentit në spitalin modular nga ku 14 persona humbën jetën.

“Njerëzit ende po e përjetojnë atë horror që ndodhi atë ditë. Bisedova me dy djemtë e një viktime. Një pjesë për përjetimin e tyre ma treguan dhe unë shpreh ngushëllime për shkak se ajo që dëgjova me të vërtetë është tragjike”, tha Mickoski.

Ai tha se si OBRM-PDUKM mund të premtojnë se do të obligohen që herët a vonë të mbajnë përgjegjësi fajtorët.

“Nëse nuk ka përgjegjësi, nëse nuk ka dorëheqja të paktën nga ata që janë kompetent në këtë rast”, tha Mickoski.

Ai bëri thirrje për vetëdijesim dhe ata që janë më përgjegjës të japin dorëheqje në mënyrë që të mos përsëritet e njëjta dhe po ashtu kërkoi hetim të pavarur për të konstatuar fajtorët dhe do të mbajnë përgjegjësi./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Berisha: Nuk kam unë ambicie personale për pushtet, dua vetëm t'i shoh shqiptarët edhe njëherë, me besim të plotë te Shqipëria 4 May 2025
BE: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve 8 November 2026
Neshat Loki, stilisti nga Tetova që po dominon eventet më të rëndësishme të showbizit shqiptar 5 March 2026