Nga Vendi
16 September 2021
Zaev për mospjesëmarrjen e Kosovës në “Open Balkan”: Është shtet i pavarur, ia respektojmë qëndrimet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kanë qëndrime të kundërta sa i përket nismës për bashkëpunim rajonal “Open Balkan”.

“Kosova është e pavarur, shtet sovran dhe i ndërton vet qëndrimet e saj të cilat ne i respektojmë. Besoj që në Ballkan duhet të ketë dialog. Besojmë se duhet të arrihen marrëveshje të ndryshme. Kështu do ta përforcojmë rrugën drejt BE-së”, është shprehur Zaev.

“Vendi ynë ka treguar guxim të madh për arritjen e këtij qëllimi. Ballkani nuk është bombë e kurdisur. Jam i bindur që dialogu dhe diplomacia, dora e shtrirë janë e ardhmja e një pjese të Ballkanit”.

Zaev ka theksuar se bashkë me Kurtin pajtohen në pohimin se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet anëtarësuar në BE përnjëherë.



Të ndryshme
Më shumë
MPJ: Nga ishulli Evia janë evakuuar 38 shtetas të Maqedonisë së Veriut10 August 2021
Britania dhe Franca forcojnë praninë ushtarake në Lindjen e Mesme 9 May 2026
Majko pas vendimit të Speciales: Ku gabuam?19 September 2026