Nga Vendi
17 September 2021
Eurodeputeti bullgar: Bullgarët diskriminohen në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni

Eurodeputeti bullgar, Angell Xhambaski thotë se autoritetet e Maqedonisë së Veriut po bëjnë gjithçka që sa më pak persona të deklarohen bullgarë në regjistrimin e popullsisë.

Sipas tij, autoritetet po i frikësojnë bullgarët nga Maqedonia përmes mediave, policia dhe shërbimet speciale që shkojnë shtëpi në shtëpi dhe i detyrojnë bullgarët të mos flasin për për prejardhjen bullgare të tyre. Qëllimi i një veprimi të tillë, sipas Xhambaskit, bëhen për arsye se në regjistrimin e popullsisë bullgarët duhet të dalin pakicë më e vogël se boshnjakët dhe serbët.

“Të ketë sa më pak që është e mundur, kështu që ata do të ishin grup i margjinalizuar, gati njëjtë me serbët, boshnjakët dhe grupet tjera që janë të margjinalizuara në Maqedoninë e Veriut”, tha ai.

Ndryshe, deri tani në regjistrimin e popullsisë janë regjistruar mbi 700 mijë qytetarë, ndërsa regjistrimi pritet të përfundojë më 30 shtator./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Djali “thërret” ezanin gjatë vaksinimit, videoja bëhet virale në rrjetet sociale17 October 2026
Deklarata e Vlora Hysenit për takim me agjentë serbë drejtuar gazetares, reagon AGSH: Shantazh, SPAK ta shikojë me seriozitet24 September 2026
Nami! Sot në ‘BBV’ do të hyjë edhe ish e dashura e njërit prej banorëve të shtëpisë? 4 January 2022