Nga Rajoni
17 September 2021
Grenell: Qytetarët e Ballkanit meritojnë një president amerikan që mendon për ta

Ish-i dërguari i presidentit Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka thënë që qytetarët e Ballkanit meritojnë një president amerikan që u kushton vëmendje atyre.

Në video mesazhin, i cili përfshin fotografi nga takimet që Grenell pati me përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës, si dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, Grenell kujton se presidenti Trump solli “krerët e shteteve të Serbisë dhe Kosovës në Zyrën Ovale në shtator të 2020-ës i cili sipas tij, nënshkroi një marrëveshje historike ekonomike, por që administrata e Biden humbi mundësinë që iu dha atyre nga Trump”.

Grenell shkroi në Twitter se dështimi i madh i ekipit të presidentit aktual Biden është se ai neglizhoi rezultatet e arritura nga administrata Trump në Ballkan.



Të ndryshme
Më shumë
Pija që shërbehet falas në restorantin e Nusretit?29 September 2021
Vjosa Osmani nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes krah SHBA-së: Moment historik për Kosovën23 January 2026
Kosova rrezikon të humbasë mbi 250 milionë euro nga Plani i Rritjes21 May 2026