Nga Vendi
17 September 2021
Angellov paralajmëron vërshime në Maqedoni

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellov njoftoi se brenda një muaji do të ketë përmbytje të mëdha, sipas vlerësimeve.

“Së bashku me njerëzit nga vlerësimi i rrezikut dhe rrezikimi, arritëm në përfundimin se përmbytjet do të vijnë në Maqedoni brenda disa javësh, ndoshta mbas një muaji, sepse është e zakonshme që thatësira të tilla të kenë përmbytje, statistikisht.

Kjo nuk do të thotë se do të ketë. Prandaj tani po i paralajmëroj kryetarët e komunave që të pastrojnë kanalet.

Para zjarreve, unë paralajmërova kryetarët e komunave se ata mund të mbështeteshin vetëm në dy helikopterë në rast zjarri. Ky është realiteti”, tha Angellov.



Të ndryshme
Më shumë
Tiranë, raportit për shkarkimin e Metës në Kuvend27 July 2020
Osmani: Çdo shtyrje e vendimit për hapjen e negociatave, krijon paparashikueshmëri politike22 June 2021
Aksioni “Bunker”: Katër të arrestuar nga klani “Belanoca-Baron”, të dyshuar për vrasje me pagesë dhe trafik droge21 May 2025