Nga Vendi
17 September 2021
Bullgaria i dhuron Maqedonisë 50 mijë vaksina “Pfizer”

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani u shpreh se shteti bullgar ka ndarë vaksina për coronavirusi për Maqedoninë e Veriut.

“Vaksinat janë distribuuar dhe janë gati për përdorim. Një gjest i rëndësishëm i miqësisë dhe solidaritetit”, tha Osmani.

Ndryshe, Kuvendi i Bullgarisë më 8 shtator miratoi donacionin për mbi 50 mijë vaksina për Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Shëndetësisë së Bullgarisë, Stojço Kacarov sqaroi se doancioni është dashur tv përfundojë në qershor, por për shkak problemeve me procedurat nuk ka qenë e mundur një gjë e tillë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Matura 2026 me rregulla të reja, publikohen datat dhe format e testimit për maturantët21 April 2026
Mësuesja boton foton e maturës me Musaenin dhe shkruan një elegji: Sa zemra trishtove, kalove pandeminë, por plumbin se mashtrove…29 June 2021
Uji në Tetovë vazhdon të mos jetë i pijshëm28 October 2025