Nga Vendi
17 September 2021
Ish kreu i PDK-së Enver Hoxhaj: Takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti

Ish kreu i Partisë Demokratike të Kosovës ka vizituar liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, transmeton TetovaSot.

Hoxhaj ka cilësuar Ali Ahmetin si lider shembull, që me mençuri, guxim dhe vizion i bëri shqiptarët aty zot në shtëpinë e tyre, me të drejtat më të larta politike dhe shtetërore.

“Vizitë tek lideri historik i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut dhe miku im, Ali Ahmeti!
Lider shembull që me mençuri, guxim dhe vizion i bëri shqiptarët aty zot në shtëpinë e tyre, me të drejtat më të larta politike dhe shtetërore!” ka shkruar Hoxhaj nëpërmjet Facebook.

Ali Ahmeti ndryshe është mik i madh i ish presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe poashtu vlen të theksohet se Ahmeti ka raporte të shkëlqyara me gjithë liderët e partive politike në Kosovë, gjithashtu edhe me kryeministrin Albin Kurti. Ahmeti këtë miqësi e ka pasi ai është i lidhur më Kosovën, pasi që një pjesë e jetës së tij i është kushtuar Kosovës.

/TetovaSot/



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: 19 qytete pa raste aktive me COVID-19, prej 12 korrikut fillon vaksinimi pa termin 6 July 2021
Rama dënon sulmin në Uashington, “godet lirinë dhe demokracinë”26 April 2026
Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h12 November 2026