Nga Vendi
20 September 2021
Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Ohri me më shumë raste aktive me COVID-19

Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve të reja me coronavirus shënon ulje, por mbetet i lartë numri i vdekjeve.

Sipas autoriteteve, më së shumti nga coronavirusi pësojnë personat e pavaksinuar.

Siç informoi web-faqja “ourworldindata.org” sipas numrit të vdekjeve, javën e kaluar Maqedonia ka qenë e para në Evropë, ndërsa e katërta në botë.

Nga statistikat e djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 13.052, ndërsa më shumë ka në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Ohër, Strugë, Gostivar dhe qytete tjera.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 186.914, prej të cilëve 167.402 janë shëruar, ndërsa 6.460 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
BDI denoncon: 14 punësime të reja në Arkivin Shtetëror – asnjë shqiptar mes tyre16 May 2025
Martens: Gjermania pritet të zgjedhë presidenten e parë grua pas 80 vitesh shtet, Kosova i ka tri me më pak se dy dekada13 November 2026
Zanfina Ismaili reagon ashpër pas vrasjes së Arlindës: Jep dorëheqje kryeprokurore26 October 2026