Nga Vendi
20 September 2021
Grubi: Deri më tani janë regjistruar mbi 1 milion qytetar

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes faqes së tij zyrtare në facebook ka informuar opinionit se deri më tani janë procesi i regjistrimit të popullsisë po vazhdon pa asnjë pengesë dhe sipas rendit e intensitetit të planifikuar.

Sipas Grubit deri më tani janë regjistruar mbi 1 milion qytetar.

“Qytetarët tanë të cilët eventualisht mund të përballen me paqartësi lidhur me procesin e regjistrimit, lirisht mund të paraqiten në Byronë për Regjistrim dhe në numrat e telefonit të publikuara në popis.stat.gov.mk”, ka shkruar më tej Grubi.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu ka informuar se diaspora jonë vazhdon të regjistrohet në: https://census.stat.gov.mk



Të ndryshme
Më shumë
I dhanë fund martesës? Fjolla Morina bën veprimin e çuditshëm ndaj Fisnikut, bashkëshortit të saj27 September 2021
Nis takimi mes LSDM-së dhe PDSH-së 4 August 2020
Ish-çifti shumë i njohur i “Për’puthen” rikthehen bashkë?! Kapen duke shkëmbyer komente romantike! 5 August 2021