Nga Vendi
21 September 2021
Sela: Besojmë se do t’i fitojmë shumicën e komunave

Këto janë zgjedhje lokale, por janë edhe votë për vlerësimin e qeverisë. Kështu tha Ziadin Sela, i cili pyeti se cili është kredibiliteti i pushteti nëse i humb këto zgjedhje.

“Ne besojmë se do t’i fitojmë shumicën e komunave, dhe mesazhi i qytetarit do të jetë se kjo qeveri nuk do të ketë legjitimitet të vazhdojë deri në fund”, tha Sela.

Sa i përket rreziqeve që sërish të manipulohen zgjedhjet, Sela, tha se një segment është rregulluar me përfaqësuesit në KSHZ.

“Ne e kemi ngritur në një nivel më të madhe jo vetëm ankesë. Ne e kemi sfiduar Ahmetin, hape një kuti dhe nëse gjithçka është e pastër, tërë deputetët tanë i ke në dispozicion. Ai nuk e ka pranuar këtë sfidë” deklaroi Sela.



Të ndryshme
Më shumë
Kush është personi i dyshuar për incidentin gjatë darkës në Washington Hilton?26 April 2026
Ahmeti përshëndet bashkimin e shqiptarëve në Mal të Zi: "Kur jemi bashkë, jemi më të fortë" 1 June 2026
Trump zgjat armëpushimin me Iranin, vendimi lidhet me kërkesën e Pakistanit22 April 2026