Nga Vendi
21 September 2021
Berisha: Të shpëtojmë PD-në nga pazaret Rama Basha

Shqipëri – Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë pasditen e sotme rreth orës 18:00 takimin e radhës me demokratët e Fierit, në kuadër të turit “Foltorja”.

Pak orë para nisjes së takimit Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet i rrethuar me simpatizantë.

Në video ish-kryeministri Berisha deklaron: “Për shpëtimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë nga pazaret e turpshme, të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës”.

Mesazhi i Berishës

Një përshëndetje të përzemërt të dashur miq me këtë video të një momenti historik, të mbrojtjes së sovranitetit të zgjedhësve, parlamentit dhe vendit! Rroftë Shqipëria.



Të ndryshme
Më shumë
Çka i ndodh trupit kur dikush na thyen zemrën?18 March 2022
“Shtetësia”, Zaev: Besoj se Kuvendi do të gjej zgjidhje, pavarësisht bllokadave15 June 2021
BE: Të ulen tensionet nga të dyja palët, negociatorët e Kosovës dhe Serbisë së shpejti në Bruksel27 September 2021