Nga Vendi
22 September 2021
Maqedonia e Veriut vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor

Maqedonia është vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor, sipas hulumtimit të Institutit për Ekonomi dhe Paqe.

Indeksi i Maqedonisë rritur për 11 pikë, ndërsa vendi radhitet e 40-ta në botë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vendin e parë është Islanda, kurse në vendin e fundit është Afganistani.

Nga vendet e rajonit, pas Maqedonisë janë Serbia (44), Shqipëria (48), Mali i Zi (51), Bosnja e Hercegovina (72), ndërsa Kosova është në vendin e 80.

Sipas Institutit, shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë shënuar përmirësim në paqe, siguri dhe stabilitetin e brendshëm.

Instituti ka radhitur 163 vende të pavarura në botë, duke vlerësuar gjendjen me paqen pas publikimi “Peace index” për vitin 2021./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Deklarata e Sharon Stone për Meryl Streep bëhet virale, kjo është arsyeja24 June 2021
Raporti 24 orësh mbi gjendjen e Koronavirusit në vend27 November 2021
Shuhet në moshën 79-vjeçare humoristi i njohur vlonjat, Mane Lumani 1 March 2026