Nga Bota
23 September 2021
Gjermani, të infektuarit e pavaksinuar nuk paguhen gjatë karantinës

Gjermania merr një vendim tepër drastik në luftën ndaj pandemisë. Ata që nuk janë vaksinuar ndaj Covid-19 dhe infektohen nuk do të përfitojnë kompensim ose pagë për periudhën që do të futen në karantinë.

Vendimi do të zbatohet duke nisur nga 1 nëntori. Kritikët e konsiderojnë atë një masë të barabartë me vaksinimin e detyrueshëm.

Sipas skeptikëve, vendimi do të detyrojë shumë punonjës që të imunizohen pasi nuk mund ta përballojnë që të qëndrojnë në shtëpi pa të drejtë page, nëse infektohen me Covid-19.

Ministri gjerman I shëndetësisë, Jens Spahn, u është përgjigjur këtyre kritikave duke theksuar se vendimi është I drejtë dhe se të tjerët nuk duhet të paguajnë për ata që vendosin të mos vaksinohen.



Të ndryshme
Më shumë
Seanca gjyqësore për rastin “Onkologjia” shtyhet për më 8 tetor 1 October 2025
Kam fantazi seksuale për vajzat në studio”, me kë e ka vallë Bledi?16 March 2022
Talebanët largojnë spikeren nga televizioni: Shko në shtëpi, regjimi ka ndryshuar19 August 2021