Nga Vendi
23 September 2021
Arjanit Hoxha nga Besa komenton fotografinë mes Kasamit dhe Avdiut

Bëri bujë fotografia mes këngëtarit Zyber Avdiu dhe figurave të larta të Lëvizjes BESA, e cila në publik ngjalli dielëm: Vallë Zyber Avdiu iu bashkua Lëvizjes BESA?

TV21 e pyeti vetë Avdiun për këtë, por ai mohoi se ka të bëjë për ndonjë aderim, megjithatë tregoi se familjarisht janë simpatizantë të kësaj partie dhe në fotografi është për të mbështetur birin e tij, Afrimin i cili është aktivist i kësaj partie.

Për këtë çështje ka folu edhe sekretari i përgjithshëm i Besës, Arjanit Hoxha në Click Plus.

Gazetari: A po flasim për transfer apo për fotografi fushateje?

Arjanit Hoxha: Ne në fakt nuk kemi ndonjë klub këngëtarësh që të flasim për transfere. Fotografia e Zyber Avdiut është publikuar nga djali i tij i cili është i dyti në listën e këshilltarëve.

Fotografia është realizuar në vitin 2020, por vetëm atëherë nuk është bërë publike kaq bombastike. Vetë fakti, atë që e përcolla te publikimi i TV21, fakti që për një kohë shumë të shkurtër arriti të komentohet me mbi 600 persona, dëshmon se edhe këtu e kemi arritur efektin.



Të ndryshme
Më shumë
Tiktok kthen modën e viteve ’9029 October 2021
SPAK i dorëzon Erion Veliajt në burg dosjen hetimore me 61 mijë faqe11 March 2026
Bella Hadid lë pak vend për imagjinatë në paraqitjen e saj në MTV VMA 202031 August 2020