Nga Vendi
24 September 2021
Maqedoni, nga dita e hënë dozë e tretë e vaksinës edhe në Maqedoni

Nga dita e hënë dozën e tretë të vaksinë kundër coronavirusit do ta pranojnë qytetarët mbi 60 vjet, punonjësit shëndetësor dhe pacientët me sëmundje serioze imunologjike.

Një rekomandim të tillë e dha Komiteti për Imunizim.

“Të gjithë qytetarët që kanë pranuar dozën e dytë në momentin kur do të kalojnë gjashtë muaj do të marrin mesazh se do të mund ta marrin dozën e tretë. Nuk ka nevojë të dilet jashtë për dozën e tretë të vaksinës. Japim rekomandime në bazë të përvojave të vendeve të tjera dhe institucioneve ndërkombëtare se cilët janë ata persona që do të duhet të vaksinohen”, tha Filipçe.

Ndryshe, deri tani janë aplikuar gjithsej 1.482.287 doza të vaksinës, ndërsa 703.878 qytetarë janë rivaksinuar./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Mbyllet një objekt në Tetovë, ndalohet pronari që shkeli masat antiCovid18 February 2021
Tërmet në Maqedoni15 July 2020
35-vjeçari që duket si Brad Pitt, thotë se ngjashmëria me të po ia vështirëson jetën29 July 2021