Nga Rajoni
24 September 2021
Rama takon George Soros: Mik i çmuar dhe mbështetës i Shoqërisë së Hapur

Kryeministri shqiptar, Edi Rama është takuar në Nju Jork me George Soros. Lajmin e bëri të ditur vet kryeministri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Krahasa fotos, Rama shkruan se Soros është një mik i çmuar i tij dhe një mbështetës i shoqërisë së hapur.

“Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur”,-shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA në kuadër të mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshmë të OKB.

 



Të ndryshme
Më shumë
Organizata HERA: Tërheqja e edukimit seksual nga arsimi i mesëm i bën të rinjtë më të rrezikuar 9 September 2026
Rama për median turke: Nëse Kosova është nën kërcënim ekzistencial, atëherë është edhe Shqipëria12 March 2026
Të burgosurit në Maqedoni pa përkujdesje të nevojshme mjekësore 9 August 2021