Nga Vendi
27 September 2021
Sot në Maqedoni nis vaksinimi me dozën e tretë

Qytetarët mbi moshën 60 vjeçare, punonjësit shëndetësorë dhe personat me sëmundje imunologjike me vërtetim prej sot do të mund të marrin dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.

“Qytetarët mbi 60 vjeç në pajtim me periudhës kohore pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës do të marrin mesazh për t’u vaksinuar, me këtë rast ai mesazh do të jetë përkujtim në kuptimin që nuk termin ose pikë të veçantë, mund të shkojnë kudo më afër vendbanimit. Edhe më tej do të funksionojë pika në sallën “Boris Trajkovski”, në të gjitha poliklinikat tjera këtu në Shkup dhe në të gjithë shtetin”, tha Filipçe, deklaroi dje Filipçe.

Ndërkaq, deri më 24 shtator në Maqedoninë e Veriut janë aplikuar gjithsej 1.495.762 doza të vaksinës. Prej tyre, 781.623 janë aplikuar në pikat e vaksinimit nëpër shtet dhe në terren, kurse janë rivaksinuar 714.135 qytetarë.



Të ndryshme
Më shumë
Zyrtare: Takimi Kurti-Vuçiq më 15 qershor 9 June 2021
Dy franceze konvertohen ne? islam pas qëndrimit në xhaminë e fshatit Strellc i Epërm në Deçan27 July 2021
Hoxha dhe Mexhiti në Tiranë: Nuk ka përçarje, theksohet bashkëpunimi për shqiptarët dhe integrimin27 April 2026