Nga Rajoni
29 September 2021
Vuçiqit i shfaqen probleme shëndetësore, anulon disa aktivitete

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, anuloi disa takime që kishte dje dhe sot për shkak të shëndetit.

Kjo është konfirmuar nga këshilltarja për media e presidentit serb.

“Shëndeti i presidentit nuk ishte në rregull sot. Por, nesër Ursula von der Layen arrin nesër mbrëma dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punimeve në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosovë. Kështu që ne vendosëm, domethënë, mjekët sugjeruan që ai të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim”, ka thënë ajo për Euronews, transmeton lajmi.net.

E pyetur nëse publiku duhet të shqetësohet, ajo u përgjigj negativisht.



Të ndryshme
Më shumë
Osmani: Kushti ynë i parë për koalicion është respektimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe Prespës24 July 2020
LSDM pajtohet me propozimin e OBRM-PDUKM-së që zgjedhjet të mbahen më 17 tetor23 July 2021
KSHZ: Deri në orën 15:30 kanë votuar 5.385 persona të sëmurë dhe 810 të burgosur18 October 2025