ShowBiz
29 September 2021
Aktorja e njohur turke shpallet gruaja më e bukur në botë për vitin 2021

Sipas një sondazhi të bërë pak ditë më parë në revistën britanike “Glamour UK”, aktorja e njohur turke, Hande Erçel, ka rezultuar gruaja më e bukur në botë për vitin 2021.

Në fillim, revista vuri në dukje se ylli i “Dashuria është në ajër” ishte pjesë e listës së “100 fytyrave më të bukura të vitit” dhe më pas ka komunikuar që aktorja e njohur për rolin e Edës ka marrë vendin e parë edhe një vit më parë. Pra, kjo është e dyta herë që shpallet aktorja më e bukur.

Sipas “Glamour UK”, kurorëzimi i aktores 27 -vjeçare si gruaja më e bukur në botë ka bërë bujë edhe në rrjetet sociale.

Ndonëse një pjesë e mirë e ndjekësve e kanë mbështetur përzgjedhjen e “Glamour UK”, rrjeti ka edhe një pjesë të konsiderueshme që mendon se bukuria e aktores ka ardhur edhe si rezultat i disa ndërhyrjeve estetike që ajo ka bërë kohët e fundit.



Të ndryshme
Më shumë
Fatmir Limani: Ndryshimi u premtua, por u veprua njëjtë ose edhe më keq22 June 2026
Rihanna pozon me plot shkëlqim pranë pishinës 7 July 2021
Rutte viziton Turqinë, NATO forcon dialogun në kohë tensionesh globale20 April 2026