Nga Vendi
30 September 2021
Myftinia e Tetovës: Hoxhallarët t mos të bien pre e interesave politike

Pas fillimit të fushatës zgjedhore në Maqedoni ku qytetarët do të zgjedhin kryetarët e komunave dhe këshillet komunale, Myftinia e Tetovës ka dal me komunikatë ku u bënë thirrje të gjithë të punësuarve në xhami që mos të bien në ndikimet politike si dhe të qëndrojnë të paanshëm gjatë fushatës.

“Të nderuar besimtarë, me që ka filluar fushata parazgjedhore për zgjedhjet lokale në RMV, Myftinia e Tetovës u bën apel të gjithë besimtarëve në Tetovë dhe rrethinë, hoxhallarëve, konkretisht imamëve, muezinëve dhe mualimëve që janë të angazhuar nëpër xhami, mos të bien pre e interesave të ndryshme politike, por le të jenë të paanshëm dhe të qëndrueshëm në profesionin e tyre.

Gjithashtu apelon tek të gjitha subjektet politike në vend, gjatë fushatës parazgjedhore të mos i keqpërdorin objektet fetare dhe të bëjnë fushatë të qetë, ashtu siç kërkojnë rregullat demokratike, pa ofendime, duke pasur kujdes që të mos dëmtohen marrëdhëniet ndërnjerëzore”, thuhet në komunikatë. /Tetova1



Të ndryshme
Më shumë
Ambasadorja Artemis Malo thekson rolin e diasporës shqiptare në Kanada dhe projektet për të rinjtë29 April 2026
Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni 3 August 2021
Identifikohet 27-vjeçarja nga Peja që ndërroi jetë dje, po udhëtonte me katër fëmijët e saj26 July 2021