Nga Vendi
30 September 2021
Regjistrimi i diasporës, prin Zvicra dhe Gjermania

Enti Shtetërorë për Statistika njofton se gjithsej 203,144 qytetarë nga diaspora kanë shfrytëzuar mundësinë për vetëregjistrim përmes aplikacionit online, përcjell Alsat. Më së tepërmi shtetas tanë janë regjistruar në Zvicër, respektivisht 64,806 qytetarë, Gjermani – 46,161 dhe Itali – 28,265 qytetarë.

Sipas ESHS-së, deri në ora 20:00 gjithsej janë regjistruar 1.813.153 qytetarë, 562.110 amvisëri dhe 822.575 banesa. Ndryshe, sipas afateve ligjore sot është dita e fundit e regjistrimit.

Nga ESHS njoftojnë se përveç në shtëpitë e tyre, qytetarët mund të regjistrohen edhe në pika të caktuara në komunat e tyre, pika këto të autorizuara nga Enti Shtetërorë për Statistika. Lokacionet e pikave në fjalë mund t’i gjeni në linkun:

https://popis2021.stat.gov.mk/Upatstva/SpisokNaKPRzaPopisuvanje.pdf

Deri sot në mesnatë, do të mund të regjistrohet online edhe diaspora. Qytetarët nga diaspora, që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin në fjalë.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, shkelen masat kundër COVID-19 gjatë fushatës zgjedhore 1 October 2021
Protestë e banorëve të Çashkës para KSHZ-së: Të mos manipulohet me vullnetin e qytetarëve23 October 2025
Pas armëpushimit në Gaza, Trump konfirmon se do mirëpresë Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë14 October 2025